Nëna mbajti trupin e vajzës së saj në frigorifer për 20 vjet, u zbulua pasi era u përhap në shtëpi

Japonia është tronditur nga një ngjarje e rëndë, pasi nëna mbajti trupin e vajzës së saj në frigorifer për 20 vite. Rasti është bërë publik nga vetë nëna, pasi dy ditë më parë shkoi në polici duke thënë se “Trupi në frigorifer është vajza ime e lindur në vitin 1975’.
Menjëherë efektivëve të policisë shkuan në banesën e 75-vjeçares dhe zbuluan trupin. “Trupi ishte në një gjendje të avancuar dekompozimi dhe se do të kryhej një ekzaminim mjeko-ligjor për të sqaruar shkakun e vdekjes”, deklaroi policia.
E moshuara, e cila u arrestua me dyshimin për braktisjen e një trupi, u tha hetuesve të policisë se era ishte përhapur në të gjithë shtëpinë dhe se më pas bleu frigoriferin për të vendosur trupin e vajzës së saj. “Njëzet vjet më parë, era e trupit mbushi të gjithë shtëpinë, kështu që bleva një frigorifer dhe e vendosa atje“, tha 75-vjeçarja.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
