
“Nuk e pranojmë shantazhin”/ Kina nuk i pranon tarifat e vendosura nga Trump: Do të luftojmë deri në fund!

Kina duket se nuk do të lëkundet ndaj tarifave të vendosura nga Presidenti amerikan Donald Trump dhe kërcënimeve se në rast se tarifat e vëna nuk do të zbatohen, ato do të shkojnë në 50%.
Ministria e Tregtisë e Kinës ka thënë se nuk do ta pranojë kurrë “natyrën shantazhuese” të SHBA-së dhe u zotua të luftojë kundër tarifave deri në fund.
Disa firma shtetërore kineze janë zotuar të mbështesin tregjet financiare ndërsa tensionet tregtare me SHBA-në përshkallëzohen. Rregullatori financiar i Kinës planifikon gjithashtu të rrisë përqindjen e fondeve të sigurimit që investojnë në tregun e aksioneve
Trump vendosi fillimisht në muajin shkurt një tarifë të re 10% për të gjitha mallrat që vinin nga Kina, por Pekini u kundërpërgjigj menjëherë me një sërë kundërmasash, duke përfshirë detyrimet për qymyrin amerikan, gazin natyror të lëngshëm dhe makineritë bujqësore.
Në mars, presidenti Trump dyfishoi tarifën për mallrat kineze në 20%, ku Kina u kundërpërgjigj me më shumë tarifa deri në 15% për produktet kryesore bujqësore amerikane dhe forcoi kontrollet mbi firmat amerikane që operojnë në vend.
Javën e kaluar, presidenti amerikan zbuloi planet për të rritur taksën e importit për mallrat kineze në 54%, megjithëse disa artikuj, si farmaceutikët dhe çipat kompjuterikë, u përjashtuan.
Përsëri, Pekini u përgjigj me masa të reja, duke përfshirë kontrolle shtesë të eksportit për mineralet e rralla të tokës dhe pezulloi importet e më shumë mallrave bujqësore nga disa firma amerikane.
Katër firma shtetërore kineze kanë thënë se do të ndihmojnë në mbështetjen e tregjeve financiare ndërsa tensionet tregtare me SHBA-në përshkallëzohen.
Central Huijin Investment, China Chengtong Holdings Group, China Guoxin dhe China Electronics Technology Group bënë njoftimet përpara hapjes së tregjeve lokale të aksioneve të martën.
Ata u zotuan të marrin masa duke përfshirë blerjen e miliarda dollarëve në aksione të listuara në Kinë dhe fonde të tregtuara në shkëmbim.
Rregullatori financiar i Kinës tha gjithashtu se planifikon të rrisë përqindjen e fondeve të sigurimit që investojnë në tregun e aksioneve.

Pse janë mbledhur bashkë të gjithë të korruptuarit kundër Lulzim Bashës?
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128