Elbasan/ Humb kontrollin e mjetit, aksidentohet 53-vjeçari
27 Prill 2025, 13:36 / AKTUALITET

Një aksident ka ndodhur në fshatin Vulcan, ku një 53-vjeçar, ka humbur kontrollin mbi automjetin që po drejtonte pa leje drejtimi.
Për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar dëmtime për drejtuesin e mjetit.
Sipas informacionit të fundit, 53-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që autoritetet po hetojnë për shkaqet e këtij aksidenti.
-E. S., 53 vjeç, pasi në fshatin Vulcan, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar 53-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

