PAMJET E RËNDA! Një raketë balistike godet Dubain, shpërthime të fuqishme pranë Burj Khalifa, panik dhe alarm

28 Shkurt 2026, 17:04 / BOTA ALFA PRESS

PAMJET E RËNDA! Një raketë balistike godet Dubain,

Shpërthime të fuqishme janë regjistruar në Dubai, duke vënë qytetin në gjendje gatishmërie të shtuar mes tensioneve të forta në Lindjen e Mesme. Sipas dëshmitarëve okularë, katër deri në pesë shpërthime janë dëgjuar brenda rreth 15-20 minutave të fundit.

Mediat e huaja raportojnë se një shtresë tumi dhe flake mund të shihej në lagjen Palm Island pranë kullës Burj Khalifa-s të qytetit. Një dëshmitar, i cili ndodhej pranë kompleksit të njohur FIVE Palm Jumeirah, deklaroi se shpërthimi ndodhi shumë shpejt dhe vendi menjëherë u “pushtua” nga tymi.

Megjithatë, deri në këto momente, autoritetet e Emiratet e Bashkuara Arabe nuk kanë dhënë asnjë njoftim zyrtar lidhur me incidentin.

Ngjarja vjen në një moment jashtëzakonisht të tensionuar në rajon. Sot është raportuar për një përshkallëzim të madh të konfliktit mes Izraeli, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani. Izraeli dhe SHBA-ja kanë ndërmarrë një seri sulmesh ushtarake ndaj objektivave iraniane, ndërsa Teherani është kundërpërgjigjur me raketa dhe dronë drejt bazave ku ndodhen forcat amerikane dhe objektivave izraelite.

Në Iran janë raportuar shpërthime të fuqishme dhe viktima, përfshirë edhe sulmin tragjik ndaj një shkolle për vajza në provincën Hormozgan, ku sipas autoriteteve lokale numri i viktimave ka arritur në dhjetëra.

Përshkallëzimi i sotëm ka shtuar frikën për një konflikt më të gjerë rajonal, ndërsa incidenti në Dubai ngre pikëpyetje të reja për sigurinë në vendet e Gjirit.

Çfarë është Palm Jumeirah?

Palm Jumeirah konsiderohet një nga projektet më ambicioze arkitekturore në botë. Ishulli artificial në formë palme, i ndërtuar mbi det me rërë dhe gurë, është kthyer në simbol të luksit dhe inovacionit të Dubait.

Ai mbrohet nga një digë 11 kilometra në formë gjysmëhëne dhe strehon rreth 78 mijë banorë, rezidenca ultra-luksoze dhe hotele prestigjioze. Zona është gjithashtu një destinacion turistik i njohur ndërkombëtarisht.

Po ndodh...

ide