U kap me 20 kg heroinë në makinë, në pranga 27-vjeçari shqiptar në Francë

28 Shkurt 2026, 14:57 / AKTUALITET ALFA PRESS

U kap me 20 kg heroinë në makinë, në pranga

Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet franceze, pasi në automjetin me të cilin udhëtonte u gjetën rreth 20 kilogramë heroinë.

Sipas mediave franceze, ndalimi u krye gjatë një operacioni antidrogë në autostradën A31, pranë daljes Kanfen, të dielën më 23 shkurt. Gjatë kontrollit të mjetit, forcat e rendit zbuluan sasinë e lëndës narkotike.

I riu u shoqërua fillimisht në ambientet e xhandarmërisë në Thionville dhe më pas u vendos në paraburgim. Identiteti i tij nuk është bërë ende publik.

27-vjeçari pritet të dalë para Gjykatës Penale të Thionville më 30 mars, ku do të përballet me akuzat për trafik të lëndëve narkotike.

Po ndodh...

ide