Dyshohet se u hodh nga kanionet e Osumit, gjendet pas 10 ditësh kërkimesh trupi i pajetë i 42-vjeçarit

Sot, në fshatin Kakrruk, në dalje të qytetit të Skraparit, është gjetur trupi i pajetë i 42-vjeçarit Ilir Kurti, i cili u hodh në lumë mbrëmjen e 18 shkurtit në Kanionet e Osumit. Për disa ditë me radhë u organizua operacioni i kërkim-shpëtimit nga Forcat e Armatosura dhe polumbarët. Për shkak të rrjedhës së lartë të ujërave të lumit Osum, trupi i tij u nxorr nga rryma në fshatin Kakrruk dhe është transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit.
Ilir Kurti ishte larguar nga banesa më 18 shkurt, ndërsa nënës së tij, Çarçiko Kurti, i ishte bërë denoncimi për humbjen e tij mëngjesin e 19 shkurtit. Para se të hidhej në lumë, ai i kishte dërguar një mesazh vëllait të tij, ku shkruante: “Po hidhem në lumë”.
Në vendin ku mendohet se ai u hodh, afër Kanioneve në fshatin Blezenskë, u gjet motori i tij me ngjyrë të kuqe. Disa metra më tutje, mbi një shkëmb, u gjet telefoni i tij, një paketë cigare, një çakmak dhe një shishe vere e konsumuar.
Mësohet se Ilir Kurti ka vepruar në kushte të rënduara psikologjike, pas ndarjes nga bashkëshortja dhe mungesës së kontaktit me djalin e tij 7-muajsh.
Pas gjetjes së trupit të pajetë, policia po kryen veprimet proceduriale për sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Pse njerëzit e mirë nuk qëndrojnë në politikën shqiptare?
Korrupsioni - mënyra jonë e jetesës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128