Panik në Vlorë! Kova me lëndë kimike bëhet rrezik për shpërthim, ambientalisti ngre në këmbë policinë: Do e përdorja për eksperimente

Një kovë me përzierje kimike ka alarmuar Policinë e Vlorës, e cila ka vendosur menjëherë perimetrin e sigurisë në zonë. Sipas informacioneve paraprake, ishte ambientalisti Niko Dumani ai që njoftoi autoritetet, pasi konstatoi rrezikun që paraqiste lënda në fjalë.
Sipas Dumanit, bëhet fjalë për një përzierje kimike mes metanit dhe natriumit, e cila ishte ruajtur prej disa vitesh në banesë me synimin për t’u përdorur për laboratorë shkollorë. Ai deklaron se situata doli jashtë kontrollit pasi lënda pati kontakt me energjinë dhe ujin, çka shkaktoi flakë dhe rrezik potencial shpërthimi.
Policia, pasi vlerësoi situatën, njoftoi edhe forcat zjarrfikëse dhe kërkoi largimin e personave nga zona për arsye sigurie. Autoritetet po vijojnë verifikimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe nivelin e rrezikut që ka paraqitur kjo përzierje kimike.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Pse njerëzit e mirë nuk qëndrojnë në politikën shqiptare?
Korrupsioni - mënyra jonë e jetesës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128