Sulmet SHBA-Izrael ndaj Iranit, reagon Rusia: Negociatat ishin shpërqendrim

28 Shkurt 2026, 11:37 / BOTA ALFA PRESS

Sulmet SHBA-Izrael ndaj Iranit, reagon Rusia: Negociatat ishin shpërqendrim

Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, ka reaguar ashpër pas sulmeve të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe Izrael ndaj Iranit.

Në një deklaratë publike, Medvedev kritikoi presidentin amerikan Donald Trump, duke e cilësuar ofensivën si një dëshmi se negociatat e zhvilluara më herët me Teheranin nuk kishin qenë reale.

“Paqebërësi e tregoi edhe një herë fytyrën e tij. Të gjitha negociatat me Iranin ishin thjesht shpërqendrim. Askush nuk kishte dyshime për këtë. Askush nuk donte të negocionte asgjë në të vërtetë,” u shpreh Medvedev.

Ai shtoi se përplasja aktuale do të varet nga qëndrueshmëria e palëve në kohë, duke bërë edhe një krahasim historik mes SHBA-së dhe Perandorisë Persiane.

“SHBA-të janë vetëm 249 vjeç. Perandoria Persiane u themelua më shumë se 2,500 vjet më parë. Le të shohim çfarë do të ndodhë 100 vite nga tani,” deklaroi ai.

Po ndodh...

ide