Drejtësi “cilësore” për pushtetarët, por jo për qytetarët
Ka disa kohë që në debatin publik është ngritur shqetësimi për hetimet e SPAK dhe përgjithësisht për politikat penale në Shqipëri të cilat po konsiderohen si represive, apo se po shkelin liritë dhe të drejtat themelore të njeriut me masat që po aplikohen. Kryesisht kritikat janë adresuar në drejtim të SPAK. Këtë betejë kohët e fundit po e bën edhe vetë Kryeministri Rama. Po të dëgjosh fjalimin e tij të sotçëm për rastin Balluku është totalisht një sulm frontal ndaj sistemit të drejtësisë me argumentin se drejtësia është e pavarur por jo cilësore, se ajo po shkel ndarjen e pushteteve dhe të tjera argumente si këto. Një qëndrim që është totalisht i kundërt nga ajo se cfarë ka mbajtur deri më tani mazhoranca dhe shefi i saj. Një qëndrim i cili mbulohet me argumenta teknik, por që në thelb është një qëndrim politik. Tashmë mazhoranca dhe Kryeminsitri Edi Rama nga propagandues të reformës në drejtësi janë kthyer në sulmues të saj zyrtarisht dhe publiksiht. Deri më sot ka qenë vetëm Partia Demokratike dhe Sali Berisha që ka sulmuar publikisht SPAK. Në këtë betejë publike kundër drejtësisë, Edi Rama i është bashkuar zyrtarisht Sali Berishës.
Retorikës së politikës për drejtësi cilësore, i janë bashkangjitur edhe një sërë ekspertësh apo juristësh që marrin pjesë në debate publike me argumentat e njëjta që përdor politika për drejtësinë cilësore. Sigurisht qëndrimet e tyre për politikat penale mund të jenë të drejta, por fakti që u kujtuan për drejtësinë cilësore pikëkrisht kur po hetohen pushtetarët, i bënë këto argumenta të dyshimta.
Në fakt, diskutimi për drejtësinë cilësore në Shqipëri ka nisur vetëm kur njërëz me pushtet janë hetuar ose janë duke hetuar. Papritmas, Shqipëria u bë një vend me drejtësi penale represive kur ne dyert e saj shkuan pushtetarët. Askush nuk u kujtua për cilësinë e drejtësisë kur në paraburgime shkojnë qytetarë të thjeshtë. Askush nuk u kujtua kur qytetarë shqiptarë kanë bërë burg për një faturë të papaguar dritash.
Ka 35 vite që shqiptarët enden në dyert e drejtësisë dhe askush nga politika nuk bëri asgjë për të ndërtuar një drejtësi cilësore për qytetarët e saj. Përkundrazi, ajo është përgjegjësja e drejtë për drejtë e vuajtjeve të qytetarëve në dyert e drejtësisë. Kjo mazhorancë nuk ka bërë asgjë për të ndihmuar sistemin e drejtësisë në përshpejtimin e proceseve gjyqësore, por ama kur bëhët fjalë për hetimin e anëtarëve të saj ngrihet në këmbë dhe vë alarmin se drejtësia nuk është cilësore.
E gjithë kjo qasje, është një qasje hipokrite e mazhorancës dhe e politikës në përgjithësi. Në fakt ajo që po kërkon politika është një drejtësi cilësore për pushtetarët dhe jo për qytetarët. Kanë të gjithë të drejtën ta kërkojnë, pasi edhe pushtetarët edhe qytetarët duhet ta kënë një drejtësi të tillë, por ama fakti që ngrenë alarmin për drejtësinë cilësore vetëm për veten e tyre i bënë ata të pabesueshëm. Pushtetin që kanë marrë nga populli shqiptar e kanë për detyrë ta përdorin në të mirë të tij dhe jo për të mbrojtur veten.
Fjalimi i Kryeministrit sot është një shenjë e qartë se Partia Socialiste dhe ajo Demokratike nuk kanë ndonjë qëndrim të ndryshëm në raport me SPAK. Të dy palët kujtohen për drejtësinë cilësore vetëm kur kanë hallin e vet dhe jo të qytetarëve shqiptar.
Tashmë politika shqiptare nga të dy krahët nuk fshihet më, dhe ka dalë hapur kundër strukturës së posaçme, gjë e cila paralajmëron një aleancë kundër saj që do të ndodh patjetër, por me një kosto të lartë për qytetarët shqiptar.
Po ndodh...
ide
Drejtësi “cilësore” për pushtetarët, por jo për qytetarët
Fallxhorët e Medias
Out with the Corrupt!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128