Netanyahu reagon pas sulmeve ndaj Iranit: Nuk do të lejojmë armë bërthamore në duart e tyre

28 Shkurt 2026, 11:32 / BOTA ALFA PRESS

Netanyahu reagon pas sulmeve ndaj Iranit: Nuk do të lejojmë armë

Kryeministri i Izrael, Benjamin Netanyahu, ka reaguar pas sulmeve të ndërmarra ndaj Iran, duke konfirmuar se operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara.

Në një deklaratë publike, Netanyahu tha se qëllimi i operacionit është eliminimi i kërcënimit që, sipas tij, paraqet regjimi iranian për sigurinë e Izraelit dhe rajonit.

“Pak kohë më parë, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nisën një operacion për të hequr kërcënimin ekzistencial që paraqet regjimi në Iran,” u shpreh ai, duke falënderuar presidentin amerikan Donald Trump për, siç e quajti, “udhëheqjen historike”.

Netanyahu theksoi se Irani nuk duhet të pajiset me armë bërthamore, duke e cilësuar këtë si një rrezik për sigurinë ndërkombëtare.

Kryeministri izraelit u bëri thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm gjatë operacionit të quajtur “Gërmimi i Luanit”, duke apeluar për qëndresë dhe unitet në këtë periudhë tensioni.

Në deklaratën e tij, Netanyahu foli gjithashtu për të drejtën e popullit iranian për të vendosur për të ardhmen e vet, duke përmendur komunitete të ndryshme brenda Iranit dhe duke shprehur mbështetje për një Iran “të lirë dhe paqësor”.

Po ndodh...

ide