Rritet bilanci i viktimave në Iran, shkon në 24 numri i personave që humbën jetën në sulmet në qytetin e Minabit

28 Shkurt 2026, 13:09 / BOTA ALFA PRESS

Rritet bilanci i viktimave në Iran, shkon në 24 numri i personave

Një sulm izraelit ka goditur një shkollë në Iranin, duke vrarë 24 persona.
Zyrtarët vendas raportuan shifrën, duke përditësuar numrin fillestar që ishte pesë nxënës të vdekur.

Zëvendësshefi i sigurisë së provincës Hormozgan njoftoi fillimisht se pesë nxënëse kishin humbur jetën në sulmet e sotme nga Izraeli, sipas agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve Fars.

“Në sulmet e sotme nga regjimi izraelit në qytetin Minab, një shkollë fillore për vajza u vu në shënjestër dhe deri më tani 5 nxënëse kanë humbur jetën”, tha zyrtari.

Kujtojmë se viktima e parë e luftimeve të sotme u regjistrua në Abu Dabi, ku një shtetas aziatik ndërroi pasi u godit nga mbetjet e raketave iraniane të ndërprera nga sistemet mbrojtëse.

 

Po ndodh...

ide