Fier/ I riu përplas qëllimisht me makinë një çift bashkëshortësh

28 Shkurt 2026, 14:18 / POLITIKË ALFA PRESS

Fier/ I riu përplas qëllimisht me makinë një çift

Një 29-vjeçar është shpallur në kërkim në Fier, pasi dyshohet se ka përplasur qëllimisht me automjetin e tij një çift bashkëshortësh, pas një konflikti të mëparshëm mes palëve.

Sipas policisë, në kërkim është shpallur shtetasi me inicialet F. Ç., banues në Fier. Ai dyshohet se ka goditur me mjetin e tij shtetasin S. N., 45 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, E. N. (M)., 35 vjeçe.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur pas një konflikti të mëhershëm, ndërsa 29-vjeçari dyshohet se ka përdorur automjetin si mjet për të përplasur çiftin.

Po ndodh...

ide