Paralajmëron Guterres: Lindja e Mesme është në një udhëkryq kritik

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka paralajmëruar se Lindja e Mesme ndodhet në një udhëkryq kritik.
“Premtimi i një zgjidhjeje me dy shtete rrezikon të zhduket plotësisht. Vullneti politik për të arritur këtë qëllim duket më larg se kurrë”, tha ai në një debat në Këshillin e Sigurimit.
Ai gjithashtu u bëri thirrje vendeve të shkojnë përtej deklaratave dhe të përcaktojnë masa specifike për të gjetur zgjidhjen me dy shtete.
Guterres tha se ishte thellësisht i shqetësuar për përkeqësimin e situatës në Gaza, ku gati 2 000 palestinezë janë vrarë që nga prishja e armëpushimit në mars.
Po ashtu ai dënoi bllokadën e ndihmës për brezin bregdetar, e cila ka shtyrë më shumë se dy milionë njerëz në një emergjencë humanitare që ai e quajti “përtej imagjinatës”.
“Jam i alarmuar nga deklaratat e zyrtarëve izraelitë që sugjerojnë se ndihma po përdoret si levë për të fituar avantazh ushtarak. Ndihma nuk është një mjet negociues. Nuk është e negociueshme”, theksoi më tej Guterres.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

