E parkuar pranë administratës qendrore, shpërthen makina e drejtorit të spitalit Universitar të Kosovës
30 Prill 2025, 11:25 / KOSOVA

Makina private e drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Osman Hajdari, është dëmtuar nga një shpërthim i dyshuar paraditen e 30 prillit.
Ndërkaq, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) tha se “dëmtimi ka ndodhur në rrethana ende të panjohura”, ndërsa makina ndodhej në parking.
SHSKUK-ja tha se dëmtimi i makinës private ndodhi në kohën kur po bëheshin përgatitjet e mbledhjes së rregullt të Bordit Drejtues të këtij institucioni, “e cila ishte parashikuar të mbahej në hapësirat e administratës qendrore të SHSKUK-së”.
Nga Policia e Kosovës thanë se kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se po trajtojnë rrethanat e këtij incidenti.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
