Pekini përgëzon Carney pas fitores, zëdhënësja kineze: Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë marrëdhëniet dypalëshe me Kanadanë

10 Mars 2025, 17:31 / BOTA ALFA PRESS

Pekini përgëzon Carney pas fitores, zëdhënësja kineze:

Ministria e Jashtme kineze ka përgëzuar Mark Carney pasi u emërua  si lider i Partisë Liberale në pushtet të Kanadasë dhe si kryeministri i ardhshëm i vendit.
Gjatë konferencës së përditshme të shtypit sot, zëdhënësja e ministrisë së jashtme kineze Mao Ning  i ka kërkuar gjithashtu Kanadasë që të ndjekë një “politikë pozitive” ndaj Pekinit.

“Ne shpresojmë që pala kanadeze të mund të mbajë një vizion objektiv dhe të arsyeshëm” dhe “të ndjekë një politikë pozitive dhe pragmatike ndaj Kinës”.tha Mao Ning.

Sipas saj Kina do të vazhdojë të zhvillojë marrëdhëniet dypalëshe me Kanadanë në bazë të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Fitorja e Carney erdhi vetëm një ditë pasi Pekini njoftoi tarifat mbi 2.6 miliardë dollarë të produkteve bujqësore dhe ushqimore kanadeze të shtunën, si hakmarrje ndaj tarifave të vendosura nga Otava në tetor.

Taksat të planifikuara për të hyrë në fuqi më 20 mars, përputhen me detyrimet 100% dhe 25% të importit të vendosura nga Kanadaja ndaj automjeteve elektrike të prodhuara në Kinë dhe produkteve të çelikut dhe aluminit.

Mao mbrojti kundërmasat e Kinës si tërësisht “legjitime dhe të arsyeshme”, duke i thënë palës kanadeze të korrigjonte “praktikat e saj të gabuara” për të siguruar një mjedis të drejtë, jodiskriminues dhe të parashikueshëm për ndërmarrjet e të dy vendeve.

 

Po ndodh...