Brukseli kërcënon Poloninë me veprime ligjore për refuzimin e Paktit të Migracionit

Komisioni Evropian ka ashpërsuar qëndrimin e tij ndaj Polonisë dhe ka paralajmëruar nisjen e veprimeve ligjore nëse Varshava refuzon të zbatojë Paktin e ri të BE-së për Migracionin dhe Azilin, i cili pritet të hyjë në fuqi në vitin 2026.
“Pasi të miratohet, ligji i BE-së është i detyrueshëm për të gjitha shtetet anëtare,” deklaroi një zëdhënës i Komisionit, duke theksuar se çdo mospërputhje do të përballet me masa të ashpra.
Ky qëndrim shënon një kthesë të qartë nga javët e fundit, kur zyrtarët e BE-së ishin më të kujdesshëm në qëndrimet e tyre.
Komisioneri Magnus Brunner fillimisht kishte shmangur komentet për një padi të mundshme kundër Polonisë, duke lavdëruar angazhimin e saj në çështjet e sigurisë dhe kthimeve të emigrantëve.
Megjithatë, qeveria polake, me në krye kryeministrin Donald Tusk, ka bërë të qartë se nuk do të pranojë mekanizmin e zhvendosjes së azilkërkuesve.
“Polonia nuk do të pranojë asnjë barrë shtesë,” deklaroi Tusk, duke përmendur presionin e madh nga emigrantët ukrainas dhe flukset e instrumentalizuara nga Bjellorusia.
Nëse Varshava nuk zbatojë paktin, BE-ja mund të nisë një proces shkeljeje, i cili mund të përfundojë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë me gjoba ditore ndaj Polonisë, ashtu si ka ndodhur në të kaluarën.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





