Zelensky në Hagë thekson nevojën për garanci sigurie në rast paqeje në Ukrainë

16 Dhjetor 2025, 20:32 / BOTA ALFA PRESS

Zelensky në Hagë thekson nevojën për garanci sigurie në

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky theksoi nevojën për garanci sigurie nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara  të Amerikës në rast të një marrëveshjeje të mundshme paqeje, gjatë një vizite sot në Hagë.

“Ukrainës i duhen angazhime ligjërisht të detyrueshme”, tha Zelensky pas bisedimeve me kryeministrin holandez në detyrë Dick Schoof.

“Ka shumë pyetje se si mund të marrim mbrojtje pa qenë anëtar i NATO-s”, tha Zelensky.

“Ne duhet të marrim mbështetje dhe është e rëndësishme për ne të kemi të gjitha garancitë e sigurisë”, shtoi ai.

“Në bisedime e djeshme në Berlin, pjesëmarrësit evropianë dhe amerikanë kishin premtuar kontribute konkrete për sigurinë e vendit”, tha Zelensky.

Ai nuk tha se cilat vende ishin të gatshme të merrnin pjesë në forcën shumëkombëshe të sigurisë së rënë dakord.

“Një dokument që përshkruan këto detaje do të publikohej vetëm pas një armëpushimi”, theksoi Zelensky.

Zelensky tha se negociatat tani do të vazhdonin në Majemi, ku pritet gjithashtu që Rusia të japë përgjigjen e saj. Ai tha se nuk do të ishte i pranishëm në bisedime.

Po ndodh...