
I zhdukur prej dy ditësh, gjendet i pajetë në plazhin e Gjirit të Hartës 49-vjeçari, Naim Likometi

Është gjetur trupi i pajetë i 49-vjeçarit nga Tirana, Naim Likometi, i cili ishte shpallur i zhdukur që prej mëngjesit të 8 marsit 2025.
Mësohet se Naim Likometi është gjetur i mbytur nga policia në plazhin e Gjirit të Hartës.
Policia nisi kërkimet në det pasi mesditën e sotme në breg të detit në Ksamil, ata gjetën fillimisht një palë rroba dhe një telefon celular, që sipas familjarëve, i përkasin 49-vjeçarit.
Sipas burimeve, 49-vjeçari i cili zotëronte një banesë në Ksamil, por që është rezident në Tiranë, është larguar nga shtëpia e tij rreth orës 06:00 të mëngjesit të 8 marsit dhe që nga ai moment nuk ka pasur më asnjë kontakt me familjarët apo miqtë e tij.
Sipas burimeve nga familja Likometa telefoni celular i 49-vjeçarit ka qenë aktiv deri në orën 16:00 të datës 8 mars, por pas kësaj ore ka rezultuar i fikur.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128