''Nuk mundet Rama me hipokrizi''/ Gazetari Poli Hoxha: Berisha është vetë i pandehur për korrupsion

Gazetari Poli Hoxha, i ftuar në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka analizuar situatën politike brenda PD-së.
Ai tha se sot PD nuk frymëzon, pasi shqiptarët nuk mblidhen me hipokrizi.
Sipas tij, sot PD ka një kandidat për kryeministër, i cili është vetë i pandehur për korrupsion.
Poli Hoxha: Ervin Salianji nuk është një dritë tjetër, por lëvizja e tij na çoi drejt 22-it. Çështja e PD-së për mua është çështje jetike kombëtare, nuk është më çështje e PD-së, as e Berishës. Ngërçi është dysh: ai e mban peng Berishën, Berisha mban peng PD-në për hallin e tij. Nuk tha gjë Salianji i shkretë. Një PD që tronditet nga mendimi ndryshe.
Baçi: S’ishte as mendim ndryshe.
Poli Hoxha: Po, aty nuk kishte as teza. E shpallën edhe armik. Si tha sot, katër orë u morën me mua, 20 minuta me Ramën. E për kë? Për një Salianj që ka thënë “nuk e duam kokën e Berishës”.
Poli Hoxha: PD-së i ka ardhur koha të përballet me të vërteta të mëdha. Mund të vijnë edhe 10 mijë veta, ne e dimë si vijnë. Ne shohim entuziazmin që ka rënë. Deri në 2019-ën, vinin deri në 50 mijë veta. Në PD duhet të ketë vetëm një foltore që të bëjë bilancin e foltores së parë, se është hipokrizi.
Gjithë çështja është kjo: po mirë dha dorëheqjen Balluku, po Sali Berisha vetë a është i pandehur për korrupsion dhe paraqitet në gjykatë? Ilir Meta a është në burg për korrupsion? Mediu a është në një proces? A ju tha që për 6 muaj bashkon partinë? Çfarë bëri? Bëri primaret, u tall. Një i primareve në Kukës për pak përfundoi në psikiatri, aq shumë u dëshpërua, kur e votuan aq shumë njerëzit, në fund fare Berisha nxori listën.
A ju tha që do heqim non-gratën? A mund të përballesh me një të vërtetë që do të rrëzojë Ramën, dhe më 11 maj, nga 1.3 milionë euro që të jep KQZ, 80% e këtyre shkuan në Amerikë për lobimin e non-gratës dhe më pak se gjysma për të mundur Edi Ramën? Ka hipokrizi më të madhe?
Po nuk u pranuan këto të vërteta, po nuk u pranua se s’kishte para ruse, pse more tezat e Edi Ramës? A mund të vazhdojë përpara kjo PD me një kandidat për kryeministër, me një njeri që SHBA, Britania dhe Europa e kanë izoluar? A mundesh ti të përfitosh nga asetet që të jep SPAK-u? Drejt ikjes Ballukun po e çon SPAK-u, jo PD-ja.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


