Jurgen Klop zgjedh 4 trajnerët më të mëdhenj, përfshin edhe një rival historik

16 Dhjetor 2025, 23:52 / SPORT ALFA PRESS

Jurgen Klop zgjedh 4 trajnerët më të mëdhenj, përfshin

Jurgen Klop, nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale, ka zgjedhur atë që sipas tij është Mali Rashmor (ku gjenden të skalitur 4 ish-presidentë të SHBA) i trajnerëve sipas tij, me një përzgjedhje ku bie në sy se nuk ka ngurruar të përfshijë edhe një rival të tij të madh.

“Ky është Mali Rashmor i imi për trajnerët e futbollit dhe aktualisht është me të vërtetë e vështirë të zgjedhësh katër, por do të mundohem.

Johan Krujf, trajneri më ndikues i futbollit për të cilin kam dëgjuar ndonjëherë. Mënyra se si e shihte futbollin, mënyra se si e kuptonte, nuk ka krahasim me askënd tjetër.

Pep Guardiola, mund të thuash saktësisht të njëjtën gjë për të dhe unë jam përballur me të dhe e di se sa e vështirë është”, tha trajneri gjerman, duke kujtuar rivalitetin që zgjati thuajse një dekadë mes tyre, në Gjermani dhe Angli. Klop në fakt ka regjistruar 11 fitore ndaj skuadrave të Guardiolës, kundrejt 10 të spanjollit.

“Tani bëhet pak më e vështirë. Le të shkojmë me më të suksesshmin, një person që më pëlqente gjithashtu, Sër Aleks Ferguson. Dhe pastaj me vështirësi mund të zgjedh. Karlo Ançeloti është në mendjen time, padyshim. Bill Shenkli, Bob Peisli, kam dëgjuar aq shumë për ta, por nuk i kam parë kurrë. Por, po, dua të shoh Bill Shenkli në Malin Rashmor”, ishte zgjedhja përfundimtare e Klop.

Po ndodh...