“Shqiponja e Zezë”, kush është shqiptari që shiste drogë i regjistruar si tregtar frutash në Ekuador

Shqiptari Përparim Billa do të dalë më 18 dhjetor 2025 para drejtësisë, i akuzuar në një çështje që lidhet me krimin e organizuar dhe trafikun ndërkombëtar të drogës, si pjesë e një rrjeti të gjerë kriminal me shtrirje globale.
Billa ishte arrestuar për herë të parë në vitin 2010 gjatë operacionit amerikan “Shqiponja e Zezë”, një nga goditjet më të mëdha të FBI-së ndaj mafies shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Në atë kohë, ai rezultonte i regjistruar në Ekuador si tregtar frutash, ndërsa hetimet zbuluan se ishte pjesë e një organizate kriminale me degë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Serbi, Kanada, Holandë dhe SHBA.
Operacioni përfundoi me padinë e 26 personave dhe arrestimin e koordinuar të 17 prej tyre në disa qytete të Nju Xhersit dhe Nju Jorkut. Objektivët kryesorë ishin Kujtim Lika (“Timmy”) dhe Myfit Dika (“Mike”), të cilët u kapën vite më vonë në Toronto, Kanada.
Hetimet zbuluan një rrjet të sofistikuar që merrej me trafik droge, armësh, kontrabandë cigaresh dhe pastrim parash. Gjatë operacionit u sekuestruan mbi 30 mijë pilula ekstazie, heroinë, metamfetaminë, armë zjarri dhe u dokumentuan tentativa për import të kontrolluar të sasive të mëdha të lëndëve narkotike.
Përparim Billa u deklarua fajtor më 1 shtator 2009 për kontrabandë cigaresh dhe u dënua në vitin 2010 nga Gjykata e Qarkut të Nju Xhersit me 1 vit e 1 ditë burg dhe 2 vite lirim me kusht. Pas vuajtjes së dënimit në SHBA, ai u zhvendos në Amerikën Latine.
Dokumente gjyqësore të vitit 2025 tregojnë se Billa kishte krijuar aktivitet në Ekuador, ku ishte regjistruar si tregtar me shumicë frutash dhe kishte hapur biznes në Quito. Ai rezulton gjithashtu i lidhur me një kompani në Emiratet e Bashkuara Arabe, përmes së cilës u realizua një import në vitin 2020.
Autoritetet ekuadoriane dhe ndërkombëtare e lidhin Billën me zgjerimin e mafies shqiptare në Amerikën Latine, veçanërisht pas arrestimit në maj 2025 të Dritan Gjikës, i konsideruar si një nga krerët e mafies shqiptare në Ekuador.
Seanca dëgjimore për ngritjen e akuzës ndaj Përparim Billës do të mbahet më 18 dhjetor 2025, ora 14:00, ku ai do të përballet me akuza për krim të organizuar dhe trafik droge, së bashku me shtetas nga Serbia dhe Ekuadori.
Çështja ku përfshihet Billa lidhet me një dosje të nisur në shtator 2025, që ekspozon një rrjet shumë-milionësh korrupsioni dhe trafiku kokaine drejt Europës.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





