''Kuvendi të miratojë kërkesën e SPAK''/ Xhemal Gjunkshi: Belinda Balluku duhet të përballet me drejtësinë

Ish deputeti i PD-së, Xhemal Gjunkshi ka reaguar pasi SPAK i kërkoi sot Kuvendit, heqjen e mandatit për zv/kryeministren Belinda Balluku.
Balluku është marrë e pandehur për shkeljen e barazisë në tendera.
Gjunkshi shkruan se Kuvendi duhet të miratojë kërkesën e SPAK dhe Belinda Balluku duhet të përballet me drejtësinë.
Postimi
Belinda Balluku nuk është një rast i izoluar. Ajo është produkt i drejtpërdrejtë i modelit të qeverisjes së Edi Ramës, një model ku pushteti përqendrohet, kontrolli zhduket dhe abuzimi kthehet në normë.
Nëse ka vjedhje, afera dhe shkelje ligji në sektorët që ajo ka drejtuar, përgjegjësia politike është e Edi Ramës, që e ka emëruar, mbrojtur dhe fuqizuar për vite me radhë.
Nuk mjafton të sakrifikohet një ministër për të shpëtuar kryeministrin.
Përgjegjësia nuk ndalet te Balluku, ajo nis nga Rama.
Shqipëria ka nevojë për drejtësi të barabartë dhe fundin e pandëshkueshmërisë, jo për alibi politike.
Tashmë është në nderin e Kuvendit të Shqipërisë të miratojë heqjen e mandatit të Ballukut.
Kështu funksionon në shtete demokratike. Ndryshe, do ishte e papranueshme dhe skandal i përmasave të mëdha. Politika nuk mund të mbrojë një të akuzuar për korrupsion nga drejtësia.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
