Salianji falenderon demokratët pas takimit në Elbasan: Ftoj çdo opozitar të na bashkohet për ta bërë PD sërish fituese

Pas përfundimit të takimit me strukturat e PD në qytetin e Elbasanit, Ervin Salianji, ka falenderuar demokratët që mbushën sallën e teatrit “Skampa”, të rinjtë dhe të rejat, qytetarë opozitarë, të cilët iu përgjigjën thirrjes së tij për një bashkëbisedim mbi riorganizimin e PD.
Me anë të një mesazhi në rrjetin social facebook, Salianji shkruan se të gjithë demokratët duhet të bëhen bashkë për ta bërë sërish PD fituese.
“Mirënjohje të thellë për të gjithë demokratët e Elbasanit që u bashkuan aq të shumtë në takimin frymëzues në Teatrin “Skampa”.
Ftoj çdo demokrat, çdo opozitar dhe çdo përfaqësues që ndjen peshën e përgjegjësisë të bashkohemi për një qëllim: ta bëjmë sërish Partinë Demokratike shtëpinë politike të shumicës së shqiptarëve, ta bëjmë atë fituese, e të gjithë bashkë të sjellim rotacionin”, shkruan Salianji.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




