Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit!

10 Mars 2025, 16:24 / IDE NGA ERMAL PEçI!

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit!

Ka një ngërç në atë që duhet të paraqitet oferta opozitës apo në stanacionin politik që po prodhohet në Shqipëri. E vetmja që nuk ndryshon në realitetit tonë, janë politikanët, aktorët politik të cilët kanë 34 vite dhe aleancat e tyre të cilat në shumë raste kanë qenë të pamoralshme.

Një aleancë e tillë ishte ajo vitit 2013 ku thirrej në studio për Aleancën e Qelbësirave, ku Ilir Meta u bashkua me Edi Ramën për të vazhduar me degradimin politik-moral që prodhoi kjo dyshe të cilat Shqipëria po i vuan sot.

Sot Berisha shpalosi para shqiptarëve koalicionin e tij me sloganin "Shqipëria Madhështore", një slogan i kopjuar nga fushata e Trump, "Make America Great Again" ose “Bëje Amerikën Përsëri të Madhe”. "Shqipëria Madhështore" ka bërë bashkë çamët me grekët, tezat e Vorio-Epirit dhe Partinë e Lirisë.

Në fakt të gjithë këta që unë përmenda nga emrat e “mëdhenj” të kësaj aleanca ka qenë të paktën njëherë bashkëpunëtor i Edi Ramës dhe ka bashkëqeverisur dhe ka qenë kundër Partisë Demokratike. Në të gjithë këta ish-bashkëpunëtor të Edi Ramës, njeriu i cili spikat për egërsinë që ka pasur nga 2013 deri në 2017-ën kundrejt anëtarëve të PD-së dhe më pas bashkëpunoi përsëri me Edi Ramën për të komplotuar me dosjen Mc Gonigal kundër ish-kryetarit të PD-së Lulzim Basha, e ka emrin Ilir Meta.

Tashmë të gjithë këta emra si Meta, Dule, Beleri dhe Idrizi do të jenë në lista të sigurta të PD-së, ku do të prodhojnë frymën për të bërë Shqipërinë Madhështore.
Po a mundet të prodhojnë frymë edhe moral figurat të cilat janë të konsumuar para opinionit publik dhe të deskretituar për marrëveshjet politike që ata kanë zhvilluar. A mundet të prodhojë frymë "Shqipëria Madhështore" kur i gjithë koualicioni është kundër SPAK por në fakt 80% e shqiptarëve është pro SPAK edhe e mbështesin punën e tij. A mundet që këto figura të mundin Edi Ramën, kur ishin po këta që i dhanë pushtetin, ishin po këta që miratonin çdo gjë që ai urdhëronte dhe janë po këta që ai i ka mundur me foto dhe pa asnjë program.

Në këtë panoramë politike dhe me këtë koalicion që Berisha ka bërë publike një gjë është e sigurtë se nga "Shqipëria Madhështore", me Metën, Dulen, Idrizin dhe Belerin do të jetë Shqipëria e Pazarit sepse askush nga këta përfshi dhe Berishën nuk iu ka mbetur asnjë madhështi por vetëm Pazar, pazar të cilin e kanë bërë në kurriz të shqiptarëve.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128