Valbona bëhet me xheloze për puthjen e Laertit me Gjestit: E shëmtuar! Unë të kam qejf, ti…

10 Mars 2025, 16:16 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Valbona bëhet me xheloze për puthjen e Laertit me Gjestit: E

Mbrëmjen e kaluar, djemtë e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4” morën rolin e vajzave në një performancë që shkaktoi shumë të qeshura.

Megjithatë, veprimi i Laertit dhe Gjestit, të cilët puthën njëri-tjetrin në buzë si pjesë e lojës, nuk është pritur mirë nga Valbona, e cila ka shpërthyer në një debat të ashpër duke e cilësuar këtë si një veprim të papërshtatshëm.

Në përpjekje për të mbrojtur Laertin dhe Gjestin, Kelly ka ndërhyrë duke thënë: “Nuk mund t’i thuash një personazhi se përse puth një personazh”.

Por Valbona nuk është pajtuar me këtë mendim dhe ka reaguar mjaft ashpër: “Lëre imagjinatën o Laert, je shumë i keq. Bona po flet për një djalë që e ka qejf dhe e shikon në një karakter që puth një mashkull, për syrin tim është shumë e shëmtuar”.

Nga ana tjetër, Laerti sqaroi situatën duke treguar se gjithçka ishte pjesë e performancës.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128