Vdekja e mjekut të Barcelonës, klubi i bën dy kërkesa UEFA-s në prag të sfidës me Benfikën

10 Mars 2025, 16:08 / SPORT ALFA PRESS

Vdekja e mjekut të Barcelonës, klubi i bën dy kërkesa UEFA-s

Vdekja e papritur e Carles Minarro Garcia, një anëtar i stafit mjekësor, e ka futur në dëshpërim Barcelonën.

Vdekja e mjekut 53-vjeçar u konfirmua pak para ndeshjes të së shtunës kundër Osasunës e cila u shty, pasi lajmi mbërriti në dhomat e zhveshjes dhe tronditi të gjithë delegacionin katalanas.

Pavarësisht kësaj, ndeshja e kthimit në Ligën e Kampioneve kundër Benfikës do të luhet rregullisht nesër në Montjuiç, ndonëse në kushte veçanërisht të vështira.

Barça ka rënë dakord me UEFA-n që asnjë lojtar të mos marrë pjesë në konferencën tradicionale për shtyp para ndeshjes ku vetëm Hansi Flik do t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve. Klubi ka bërë një tjetër kërkesë, të ketë një minutë heshtje para fillimit të sfidës për të nderuar mjekun e tyre.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128