
“Më shumë punësim informal, por tregu formalizohet” - ISHP: 3952 punonjës pa kontrata, u rritën kontributet shoqërore në 2024-ën

Pavarësisht se gjatë vitit të kaluar Inspektorati Shtetëror i Punës kreu 12% më pak inspektime krahasuar me vitin 2023, numri i punonjësve pa kontrata mbeti i lartë.
Të dhënat zyrtare tregojnë se u evidentuan 3,952 punonjës pa kontrata, një rritje prej 37% krahasuar me një vit më parë.
Sipas raportit vjetor të Inspektoratit Shtetëror të Punës, gjatë inspektimeve u identifikuan 2,600 punëmarrës informalë, ose 32% më shumë se vitin e mëparshëm.
Për këta punonjës, marrëdhënia e punësimit u formalizua përmes ndërhyrjeve ligjore të inspektorëve të punës. Si rezultat, formalizimi i tyre solli një kontribut shtesë prej 28.5 milionë lekësh në muaj në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
Për shkeljet më të rënda, flagrante apo të përsëritura, Inspektorati vendosi 210 gjoba, me një vlerë totale prej 53.79 milionë lekësh.
Kjo përfaqëson një rritje prej 42% në numrin e gjobave dhe një rritje prej 25% në vlerën e tyre, krahasuar me një vit më parë.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128