Të fshehtat e BB: Juli Ristani tregon arsyen pas tensioneve mes Eglit dhe Gjestit

Në “Live From Tirana”, gazetarja Juli Ristani komentoi për dinamikat e fundit në “BBV4”, duke u fokusuar në situatën e Eglit dhe qëndrimin e Gjestit. Ajo theksoi se Gjesti po kalon një periudhë të vështirë emocionalisht, duke qenë shumë i ngarkuar.
Sipas Ristanit, hedhja nga muri ishte një shenjë e sjelljes lozonjare dhe hiperaktive të Gjestit. Eglit, nga ana tjetër, pranoi gjithçka, përveç faktit që refuzoi këtë situatë, duke vepruar si një person që nuk pranonte realitetin. Më tej, ajo e shpjegoi situatën si një fazë të Eglit, ku mund të kishte pritur një sinjal nga Gjesti.
Ristani gjithashtu përmendi aleancën e Gjestit me Rozanën, duke theksuar se Egli mbeti i braktisur dhe i vetmuar në këtë situatë.
"Edhe Gjesti nuk është më mirë në aspektin e shëndetit mendor. Ai fjeti me Rizartën, Egli prap u nervozua, vajti iu ngjit. Mos të harrojmë edhe Gjesti është shumë i ngarkuar. Hedhja nga muri ishte bota fëminore, lozonjare e Gjestit. Ai nuk rri dot në një vend si hiperaktiv që është.
Eglit nuk i thoje dot një gjë kundër Gjestit, pranonte çdo gjë, vetëm këtë refuzonte. Si një i sëmurë që ka atë fazën që nuk e pranon, e refuzon. Hapja e syve, filloi të lëvizte atë mjegullën, me rrengun e dollapit, ndoshta pretendonte që Gjesti t’i kishte rrëfyer diçka. Për hedhjen nga muri e kishte paralajmëruar disi, ndoshta priste një sinjal. Riardhja e tij, aleanca me Rozanën, rrinin të dy pa u ndarë, Egli shkoi në një cep, mbeti vetëm, nuk e dontë këtë gjë. Ngeli e braktisur."
Po ndodh...
Shqiptarët duhet të ngrihen kundër aleancës së nonsensit
ide
Një sistem pa opozitë, Shqipëria në krizën më të thellë të 35 viteve
Pse ka marrë “zemër” krimi?
Ti nuk lexon
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
