Pekini reagon flakë për flakë ndaj tarifave të SHBA-së për vendet që tregtojnë me Iranin: Do të mbrojmë interesat tona

Pekini ka dhënë një përgjigje të fortë ndaj vendimit të Shteteve të Bashkuara për të vendosur tarifa doganore prej 25% ndaj vendeve që kanë marrëdhënie tregtare me Iranin, duke bërë të qartë se Kina “do të mbrojë interesat e saj”.
“Ne kemi besuar gjithmonë se nuk ka fitues në një luftë tregtare dhe Kina do të mbrojë me vendosmëri të drejtat dhe interesat e saj legjitime”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Mao Ning, gjatë një konference për shtyp.
Siguria e qytetarëve kinezë në Iran
E pyetur për sigurinë e shtetasve kinezë që ndodhen në Iran, si dhe të turistëve kinezë që vizitojnë vendin, Mao Ning theksoi se Pekini po ndjek “me shumë vëmendje zhvillimet e situatës”. “Do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e shtetasve kinezë”, u shpreh ajo.
Kina është një nga partnerët kryesorë tregtarë të Iranit dhe, për këtë arsye, tarifat e shpallura nga presidenti amerikan Donald Trump pritet të kenë ndikim të drejtpërdrejtë mbi interesat ekonomike të Pekinit.
Vendimi i Trump dhe tensionet në rritje
Kujtohet se Trump njoftoi përmes rrjetit Truth Social se “çdo vend që ka marrëdhënie tregtare me Iranin do t’i nënshtrohet tarifave shtesë doganore prej 25% nga SHBA-ja”, një vendim që e cilësoi si “përfundimtar”, duke sqaruar se “hyn në fuqi menjëherë”.
Ky njoftim vjen në një moment të tensionuar për Iranin, mes protestave të vazhdueshme kundër regjimit dhe raportimeve për qindra viktima. Në të njëjtën kohë, Uashingtoni po shqyrton mënyra të ndryshme për të rritur presionin ndaj Teheranit, përfshirë edhe opsione ushtarake, ndërsa udhëheqjet e SHBA-së, Iranit dhe Izraelit kanë shkëmbyer kërcënime të njëpasnjëshme ditët e fundit.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
