
Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme/ Reagon Kaja Kallas: BE-ja ka qenë gjithmonë e qartë! Iranit nuk duhet t’i lejohet kurrë të pajiset me armë bërthamore!

Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, ka reaguar për konfliktin Iran-Izrael.
Përmes një postimi në platformën X, Kaja Kallas bën me dije se komunikoi sot me ministrin e jashtëm iranian, Seyed Abbas Araghchi.
Ajo thekson se vetëm diplomacia mund të sjellë një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit, ndërsa nënvizon qëndrimin e BE-së, që Irani mos të lejohet kurrë të pajiset me armë bërthamore.
“Fola me ministrin e jashtëm iranian Seyed Abbas Araghchi.
Rreziku i përshkallëzimit të mëtejshëm në rajon është rrezik i lartë. Diplomacia duhet të mbizotërojë. BE-ja ka qenë gjithmonë e qartë: Iranit nuk duhet t’i lejohet kurrë të pajiset me armë bërthamore. Vetëm diplomacia mund të çojë në një zgjidhje të qëndrueshme dhe BE-ja është e gatshme të mbështesë”, shkruan shefja e diplomacisë evropiane.
Spoke with Iranian FM @araghchi. Risk of further escalation in the region is dangerously high. Diplomacy must prevail. The EU has always been clear: Iran must never be allowed to acquire a nuclear weapon. Only diplomacy can lead to a lasting solution. The EU is ready to support.
— Kaja Kallas (@kajakallas) June 14, 2025
-
Jo vetëm Napoli, një tjetër klubi italian ndjek Zhegrovën
14 Qershor, 16:08 -

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128