Nga gjuha shqipe te demokracia, mbahet sot dita e dytë e Samitit të IV të Diasporës

Sot është dita e dytë e edicionit të 4-t të Samitit të Diasporës. Axhenda parashikon për sot zhvillimin e 4 paneleve diskutimi me tematika nga demokracia në diasporë, shëndeti, inovacioni, zhvillimi lokal e rural e deri te gjuha shqipe.
Në varësi të temave të diskutimit, të ftuarit në panel do të jenë përfaqësues të fushave nga vende të ndryshme pjesëmarrëse në samit, ministra, kryetarë bashkie, shkrimtarë, profesorë e të tjerë.
Dita e dytë e samitit do të mbyllet me një mbrëmje gala në sallën e Kongreseve.
Në ceremoninë e mirëseardhjes mbrëmë Presidenti Begaj vlerësoi shqiptarët e diasporës si ambasadorët më të mirë të shqiptarisë. I ftoi ata që të mos e shohin Shqipërinë si vendin ku mund të lenë gjurmë. Presidenti dekoroi disa nga figurat më të shquara të diasporës.
Paneli 1: Diaspora dhe demokracia përfaqësuese në hapësirën shqiptare: Nga vota te përfaqësimi institucional
Paneli 2: Diaspora partner në biznes dhe inovacion
Paneli 3: Diaspora dhe sistemi shëndetësor
Paneli 4: Këndi i librit – ‘Libri si urë identiteti’
Paneli 5: Diaspora mbarëshqiptare: A po bëjmë çfarë duhet bashkarisht?
Paneli 6: Mësimi digjital dhe standardizimi i gjuhës shqipe në diasporë
Paneli 7: Diaspora dhe kërkimi shkencor – programi read
Paneli 8: Zhvillimi lokal dhe rural – A ka rol për diasporën
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Viktor Orbani diktator?
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
