Negociatat SHBA-Iran në fazë kritike/ Trump drejt “vendimit përfundimtar”, Teherani refuzon kushtet: S’ka marrëveshje pa…

Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për një marrëveshje të mundshme janë afruar së fundmi, por ende nuk është arritur një mirëkuptim përfundimtar, sipas deklaratave të palëve dhe burimeve diplomatike.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se është duke u konsultuar me zyrtarë të sigurisë për të marrë një “vendim përfundimtar” mbi ofertën aktuale në tryezë, duke sinjalizuar se negociatat kanë hyrë në një fazë vendimtare. Megjithatë, Teherani ka reaguar duke theksuar se nuk ekziston ende një marrëveshje përfundimtare, duke lënë të hapura shumë prej çështjeve kryesore që ndajnë dy palët.
Sipas raportimeve të Sky News, drafti fillestar i marrëveshjes do të përfshinte një zgjatje 60-ditore të armëpushimit, si dhe masa për lehtësimin e lëvizjes detare, përfshirë rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe heqjen e disa kufizimeve amerikane. Kjo fazë tranzitore do t’u jepte palëve më shumë kohë për të negociuar çështjet më të ndërlikuara, sidomos programin bërthamor të Iranit dhe sanksionet ekonomike të vendosura nga SHBA.
Uraniumi i pasuruar, “vija e kuqe” e Uashingtonit
Çështja më e ndjeshme mbetet uraniumi i pasuruar i Iranit, i cili sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike arrin nivele deri në 60 për qind, shumë pranë pragut teknik për përdorim ushtarak.
Uashingtoni kërkon që Irani të heqë dorë nga këto rezerva, ndërsa Teherani refuzon kategorikisht një kërkesë të telle, duke e konsideruar si cenim të sovranitetit të tij energjetik. Zyrtarë amerikanë kanë theksuar se parandalimi i Iranit nga zhvillimi i armëve bërthamore mbetet “vijë e kuqe”, ndërsa diskutimet aktuale synojnë vetëm një marrëveshje të përkohshme mbi parimet e përgjithshme.
Në sfond të negociatave mbetet edhe çështja e sanksioneve dhe fondeve të ngrira iraniane. Teherani kërkon me ngulm qasje të plotë në asetet e tij, ndërsa SHBA po hulumton formula të tërthorta për zhbllokimin e tyre pa kryer transfere të drejtpërdrejta financiare.
Pavarësisht lëvizjeve të fundit diplomatike, analistët ndërkombëtarë theksojnë se dallimet mes dy vendeve mbeten mjaft të thella dhe çdo marrëveshje e mundshme do të kërkojë kompromise të mëdha në ditët dhe javët në vijim.
Po ndodh...
Hegjemonia e budallallëkut funksional!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128