Arrestohet për të dytën herë Gëzim Çela, “baroni i drogës” dhe ish-oficeri i forcave speciale ishte që prej vitesh në kërkim pritet të ekstradohet nga Anglia

30 Maj 2026, 17:20 / AKTUALITET ALFA PRESS

Arrestohet për të dytën herë  Gëzim Çela,

Interpol Tirana në bashkëpunim me partnerët Britanikë, ka mundur të vendosë  në pranga në Angli një shtetas shqiptar të këkruar për trafik drogë në Kosovë, dhe pritet ekstradimi i tij në Shqipëri.

Sipas dokumenteve të Gjykatës së Ekstradimeve City of Westminster Magistrates’ Court burime për mediat kanë bërë me dije  se i arrestuari për qëllime ekstradimi është Gëzim Çela, 37 vjeç.

Më tej mësohet se gjykatës së më sipërme i është bërë me dije se autoritetet shqiptare kanë lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për Çelën, pasi ai akuzohet se më 15 tetor të 2015-ës, ai është përfshirë në një bashkëpunim kriminal me Fran Merdhocin, Alfred Mikelin, Arif Çelën dhe Victor Lekgegajn për trafikimin e 49 kilogramëve kanabis drejt Kosovës.

Gëzim Çela do të paraqitet në seancën e radhës për ekstradimin më 4 qershor 2026, në orën 10:00.

Kurse Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë, e lokalizuar në Ministrinë e drejtësisë në Tiranë, ka një afat 40 ditor për të dërguar dosjen përkatëse së bashku me një garanci të firmosur nga ministri i Drejtësisë Toni Gogu, e cila siguron se Çela do të ketë të drejtën e rigjykimit pasi është dënuar në mungesë.

Bazuar në atë që shpreh gjykata britanike, ai nuk mund të ndjekë procedurat e ekstradimit në liri me kusht, pasi vepra penale për të cilën akuzohet është e rëndë.

Kush është Gëzim Çela?

Më 8 dhjetor 2023 baroni i drogës u arrestua në Kosovë.

Deri në vitin 1997 ka qenë oficer i Forcave Speciale të Policisë, por më pas jeta e tij mori një rrjedhë komplet tjetër, duke u kthyer në një nga trafikantët më të mëdhenj që kalonte drogë nga vendet e Lindjes së Mesme në Europë.

Ai ka qenë i dënuar për “shfrytëzim prostitucioni” dhe njihet si një nga “bosët” e trafikut ndërkombëtar të drogës, ndërsa dyshohet se përdorte vilën e tij në Fushë Kuqe për trafikun e lëndëve narkotike.

Në atë vilë, policia i gjeti 18 kilogramë kokainë dhe 150 kilogram kanabis sativa, ndërsa në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare shkatërruan një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drejt Europës Perëndimore, duke përdorur edhe territorin e Shqipërisë.

Por Çela u lirua nga Gjykata me argumentin se vuante nga një sëmundje e rëndë, por më pas u arrestua se kishte falsifikuar kartelën mjekësore dhe u la në “arrest shtëpie”, por kur policia rrethoi shtëpinë e tij në Mamurras, ai ia kishte mbathur.

Për Çelën ekziston edhe një dënim nga Gjykata Italiane me 11 vite burgim dhe 150 mijë euro gjobë.

Po ndodh...

ide