Publikohet foto kur Zelensky largohet nga Shtëpia e Bardhë! Dy liderët nuk nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet e rralla

28 Shkurt 2025, 20:29 / BOTA ALFA PRESS

Publikohet foto kur Zelensky largohet nga Shtëpia e Bardhë! Dy

Pas bisedës së tensionuar me presidentin Trump, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, u largua nga Shtëpia e Bardhë.
Dy liderët pritej të mbanin një konferencë shtypi këtë mbrëmje, por konferenca u anulua pas debateve që dy liderët patën në Zyrën Ovale.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha për mediat se marrëveshja për mineralet midis SHBA dhe Ukrainës nuk u nënshkrua.

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë tha se i takon Ukrainës për të parë nëse mund të ri planifikohet një tjetër takim mes dy liderëve, derisa Zelensky ndodhet ende në SHBA.

Gjatë takimit në Uashington, Presidenti i SHBA Donald Trump i tha Presidentit Volodymyr Zelensky se Ukraina do të duhet të bëjë “kompromise” në një armëpushim me Moskën, ndërsa Zelensky këmbënguli se nuk duhet të ketë lëshime me udhëheqësin “vrasës” të Rusisë.

“Nuk mund të bësh asnjë marrëveshje pa kompromise. Pra, sigurisht që atij do t’i duhet të bëjë disa kompromise, por shpresojmë se ato nuk do të jenë aq të mëdha sa mendojnë disa njerëz”, tha Trump takimit në Shtëpinë e Bardhë.

Por, duke i treguar Trumpit fotografi të mizorive të luftës dhe duke iu referuar Presidentit Vladimir Putin, Zelensky tha se nuk duhet të ketë “nuk duhet të ketë kompromise me një vrasës në territorin tonë”.

“Rusët e çmendur”, tha ai, kishin deportuar fëmijë ukrainas dhe kishin kryer krime lufte gjatë pushtimit të tyre trevjeçar të vendit të tij.

Pavarësisht tensionit se kush duhet të bëjë lëshime në kërkimin e përfundimit të luftës, Zelensky tha: “Unë mendoj se Presidenti Trump është në anën tonë”.

Ai tha se do t’i fliste presidentit të SHBA-së për nevojën “thelbësore” për një të ashtuquajtur “backstop” të sigurisë së SHBA për çdo dislokim evropian të paqeruajtësve që monitorojnë një armëpushim eventual.

“Kjo është thelbësore, kjo është ajo për të cilën ne duam të flasim, kjo është shumë e rëndësishme,” tha ai.

Trump ka alarmuar Kievin dhe aleatët evropianë me kthesën e tij të papritur në politikën e SHBA-së, duke i dhënë fund asaj që kishte qenë mbështetje e plotë për përpjekjen e Ukrainës për të mposhtur pushtimin rus dhe duke e paraqitur veten si ndërmjetës midis Putinit dhe Zelenskit.

Trump i tha Zelenskyt se një armëpushim është “mjaft afër”.
Ai tha gjithashtu se marrëveshja që ai kishte vendosur të nënshkruante me Zelenskyn dhe që do lejonte SHBA-në të shfrytëzonte burimet natyrore të Ukrainës ,do të ishte “shumë e drejtë”.

Marrëveshja e burimeve synon t’i japë Shteteve të Bashkuara akses në tokë të rrallë dhe minerale të tjera kritike, si pjesë e një plani të përgjithshëm për të ndihmuar Ukrainën të rimëkëmbet pas një armëpushimi.

Zelensky i tha Trumpit se ai duhet të vizitojë kombin e tij në luftë. “Duhet të vini dhe të shikoni, theksoi ai.

 

Po ndodh...