'U bashkuan me protestën/ Rama ''sulmon'' blogerët: U bënë parelinj me shalë...
20 Qershor 2026, 12:34 / POLITIKË

Gjatë fjalimit të tij të gjatë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, kryeministri Rama kritikoi edhe blogerët që kanë dalë në protestë.
“Sa herë e keni dëgjuar gjatë këtyre ditëve nga njerëz që kurrë në jetën e tyre as nuk e kanë imagjinuar të përzihen me protesta, por janë bërë parelinj me shalë e kremra, që të shfaqen atje bashkë me shalët dhe kremrat e tyre, sepse është trendi. Kanë frikë të mbeten jashtë valës. Sepse në ekonominë e vëmendjes heshtja nuk shpërblehet. Shpërblehet vetëm pjesëmarrja. Shpërblehet ai që bën videon më dramatike. Dhe një protestë nuk është më protestë, por një treg klikimesh e morali, madje edhe një treg karrierash”, tha mes të tjerash Rama.
Po ndodh...
Çfarë tha e nuk i doli!
Nga Alfapress
ide
Protesta që bashkoi Shqiptarët!
Nga Azgan Haklaj
Shkëlqimi dhe rënia e shokut Edi
Nga Demush Shasha
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Nga Azgan Haklaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128