Reagimi i Elon Musk për emigrantët në Shqipëri krijon polemika në politikën italiane

12 Nëntor 2024, 22:10 / BOTA ALFA PRESS

Reagimi i Elon Musk për emigrantët në Shqipëri krijon

Miliarderi Elon Musk ka përkrahur qeverinë italiane në përpjekjen për të zbatuar planin e saj mbi emigracionin e paligjshëm. 

Përmes një reagimi në rrjetin e tij social X Musk shprehet "këta gjyqtarë duhet të ikin", duke iu referuar gjyqtarëve të seksionit të emigracionit në Romë që dje anuluan transferimin e emigrantëve në Shqipëri, duke e çuar cështjen në Gjykatën Europiane të Drejtësisë.

Kjo deklaratë ka ngjallur debate të ashpra në Itali, duke përfshirë dhe reagimin e Matteo Salvinit, sekretarit të Partisë Lega, i cili e mbështeti qëndrimin e Musk.

"Musk ka të drejtë, unë kam ndaluar zbarkimet dhe tani rrezikoj gjashtë vite burg. E parë nga jashtë, e gjitha kjo duket edhe më e pabesueshme," tha Salvini, duke iu referuar përpjekjeve të tij për të ndaluar zbarkimet e migrantëve.
Nga ana tjetër, opozita italiane ka kërkuar nga kryeministrja Giorgia Meloni që të dënojë deklaratat e Musk dhe të mbrojë pavarësinë e gjyqësorit dhe Kushtetutën italiane.

Kryetari i Senatit, Ignazio La Russa, u shpreh mbi temën e kthimit të migrantëve nga Shqipëria në Itali, duke e cilësuar si "një çështje shumë të ndërlikuar" që kërkon zgjidhje nga Gjykata Evropiane.

Një gjykatë në Romë u kërkoi të hënën gjykatësve të BE-se që të shqyrtojnë mbajtjen në Shqipëri të emigrantëve që kapen në det ndërsa rasti u referua te Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian.

Ky hap pengon zbatimin e vendimit të qeverisë italiane për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm përmes trajtimit në kampet e ngritura në Shqipëri.

 

Po ndodh...

ide