Rusi, vala e madhe e të nxehtit godet Moskën, thyhet rekordi 30-vjeçar

Moska është ende nën ‘pushtetin’ e të nxehtit sot, pasi temperaturat arritën mbi 35 °C, duke “thyer” një rekord që kishte qëndruar për gati 30 vjet, siç njoftoi shërbimi meteorologjik.
Në kryeqytetin rus, rekordi i temperaturës për 10 korrikun ishte 33.4 gradë, i cili ishte regjistruar në vitin 1996. Dje, ky rekord u thye, me termometrin që shënoi 33.9 °C.
Sot, mund të vendoset një rekord i ri, pasi meteorologët parashikojnë se temperatura do të arrijë madje 36 gradë.
Vala e të nxehtit do të vazhdojë deri në fillim të javës së ardhshme në Rusinë qendrore dhe jugore evropiane.
Qendra Meteorologjike Ruse parashikon temperatura 3-8 gradë më të larta se normalet për këtë sezon.
Që nga fillimi i javës, kur vala e të nxehtit u vendos në Moskë, shumë banorë kanë ikur në vilat e tyre verore në periferi ose kanë kërkuar pak freski në parqet dhe shatërvanët e qytetit.
Nxehtësia është veçanërisht e ashpër për ata që punojnë jashtë dhe për të moshuarit. “Është e vështirë, marr ilaçe” , tha 86-vjeçarja Valentina Alexandrovna. “Nuk mbaj mend të kem përjetuar një vapë të tillë më parë”, shtoi ajo.
Disa lahen në pellgje dhe kanale në qytet, edhe pse autoritetet e kanë ndaluar. “Shikoni, uji është i ndotur. Ne jemi këtu sepse është më e lehtë të marrësh frymë pranë ujit.
U lava një herë, dyshoj se do ta bëj përsëri ” , tha një burrë, Igor, 55 vjeç, duke vizituar Moskën nga Krimea, gadishulli ukrainas i aneksuar nga Rusia në vitin 2014.
Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej vitesh për ndikimet që do të kenë ndryshimet klimatike, pasi fenomene të tilla si valët e të nxehtit, thatësirat dhe ngjarje të tjera ekstreme të motit do të intensifikohen dhe do të bëhen më të shpeshta.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

