Sa para dhuroi Elon Musk për fushatën e Trump? Zbulohet shifra zyrtare

Zgjedhjet presidenciale amerikane ishin lajtmotivi i javëve të fundit.
Me fitoren e Trump, më datë 5 Nëntor, mbetet në pritje me interes qeverisja e tij 4 vitet e ardhshme.
Ndërkohë, në fushatë tërhoqi vëmendje globale përfshirja publike e Elon Musk.
Figurat më të rëndësishme të biznesit preferojnë që suportin e tyre elektoral ta japin në prapavijë, por mesa duket Elon Musk ishte rast përjashtimor.Mbështetja e Elon Musk ishte jo vetëm në sferën monetare, por edhe me të gjithë njohuritë operacionale për të mbështetur Trump.
Më surprizuese akoma, ishte vlera e majme që manjati i teknologjisë ofroi për Trump. Donacioni i Musk llogaritet në vlerën e 119 milionë dollarë, cka ka kontribuar dukshëm në një fitore bindëse.
Musk jo vetëm që e mbështeti publikisht dhe financiarisht Trump, por njëkohësisht mori pjesë dhe si folës në natën e fitores.
Mbetet për tu parë me interes përfshirja e Musk në qeverinë Trump, ku deri më tani zëra të pakonfirmuar shprehen se Trump do ta vendos Elon Musk në krye të një ministrie.
-
Aksident në aksin Fier-Seman, një i plagosur
9 Nëntor, 16:40 -
Aksidentohen autobusët dykatësh në Manchester, 17 të plagosur
9 Nëntor, 16:36
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


