SHBA në OKB: Nuk pushtuam Venezuelën! Arrestuam Maduron, një trafikant droge si Noriega

5 Janar 2026, 23:57 / BOTA ALFA PRESS
SHBA në OKB: Nuk pushtuam Venezuelën! Arrestuam Maduron, një

“Siç ka deklaruar sekretari Rubio, nuk ka asnjë luftë kundër Venezuelës apo popullit të saj. Ne nuk po pushtojmë një vend. Ka qenë një operacion policor për zbatimin e akuzave legjitime që ekzistojnë prej dekadash”. Kështu u shpreh përfaqësuesi i përhershëm i Shteteve të Bashkuara në OKB, Mike Waltz, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Venezuelën.

“SHBA-të kanë arrestuar një trafikant droge, i cili tani do të gjykohet në Shtetet e Bashkuara, në përputhje me shtetin e së drejtës, për krimet e kryera kundër popullit tonë për 15 vite. Një veprim i ngjashëm u ndërmor edhe në vitin 1989 kundër Manuel Noriegës. 
Ai u arrestua, u padit, u dënua nga gjykata dhe vuajti dënimin me burg si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në Panama”, shpjegoi Waltz, shkruan La Repubblica.

Gjatë seancës, zëvendëssekretarja e përgjithshme e OKB-së, Rosemary DiCarlo, lexoi një deklaratë në emër të Sekretarit të Përgjithshëm, António Guterres ku shprehej shqetësimi i tij i thellë për mosrespektimin e rregullave të së drejtës ndërkombëtare, veçanërisht në lidhje me veprimet e Shteteve të Bashkuara në Venezuelë.

Ndërkohë në Nju Njork dhjetëra protestues janë mbledhur jashtë gjykatës.

Ata po brohorasin në spanjisht, ndërsa numri i protestuesve pro-Maduro duket se e tejkalon atë të demonstruesve kundër tij.

Po ndodh...