Shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje në Nju Jork dhe Nju Xhersi, autoritetet shpallin gjendje të jashtëzakonshme
Në Nju Jork dhe Nju Xhersi, autoritetet shpallën gjendje të jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të dendura të shiut, përmbytjeve të mëdha dhe ndërprerjeve të transportit, përfshirë fluturimet.
Shoferët u shpëtuan nga ujërat e përmbytjeve në autostradat kryesore që lidhin Filadelfinë dhe Nju Jorkun. Shinat hekurudhore u përmbytën, duke bllokuar trenat dhe pasagjerët.
Ekipet e shpëtimit punuan pa ndalim për të larguar ata që ishin bllokuar në rrugë. Në Nju Xhersi, më shumë se 14,000 qytetarë mbetën pa energji elektrike për më shumë se 24 orë.
Strong rain storms lashed the U.S. East Coast Thursday, delaying flights throughout the region and prompting emergency rescues of motorists trapped in deep water on busy highways from the Philadelphia area to New York City. pic.twitter.com/aY302E5Vwl
— The Associated Press (@AP) August 1, 2025
Për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme, qyteti i Nju Jorkut paralajmëroi banorët se mund të ketë përmbytje në rrugë, bodrume dhe në sistemin e metrosë, duke i bërë thirrje atyre që jetojnë në bodrumet e ndërtesave të zhvendosen në katet më të larta. Një urdhër për të qëndruar në shtëpi u shpall nga e enjtja pasdite deri të premten pasdite.
Vonesa të mëdha dhe anulime fluturimesh u raportuan në aeroportet e Nju Jorkut, Nju Xhërsit, Uashingtonit dhe Filadelfisë. Stuhia erdhi vetëm dy javë pas reshjeve të mëdha që shkaktuan përmbytje në sistemin e metrosë së Nju Jorkut, duke lënë të vdekur dy persona në Nju Xhersi.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
