Shpërthime në disa tubacione gazi në Iran: Akte terroriste!

Shpërthime janë regjistruar në disa tubacione gazi në jugperëndim të Iranit. Drejtori i Qendrës Strategjike të Gazit, Saeed Aghli konfirmoi lajmin.
“Shpërthimet në disa pjesë të tubacioneve të gazit në Iran herët këtë mëngjes u shkaktuan nga aktet terroriste të kryera nga diversantët”, -tha Aghli, duke shtuar se deri më tani nuk është raportuar për viktima.
Sulmet terroriste ndodhën në orën 00:31 në tubacionet e gazit pranë Boroujen në provincën Chaharmahal dhe Bakhtiari, dhe gjithashtu në Safashahr në provincën Fars”, tha ai. “Zjarret janë vënë nën kontroll pothuajse në të gjitha gazsjellësit dhe aktualisht nuk ka probleme në kalimin e gazit në qytetet dhe fshatrat e krahinave, me përjashtim të disa fshatrave afër shpërthimeve”, nënvizoi Aghli.
-
Tërmeti i fortë godet në Amerikën e Jugut
14 Shkurt, 08:29 -
SHBA: Trump shkon përpara Gjykatës Supreme
14 Shkurt, 08:24 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



