Shtëpia e Bardhë paralajmëron presidentin e ardhshëm: Irani mund të hakmerret me armë bërthamore nëse…

Administrata amerikane në largim e ka paralajmëruar presidentin e ardhshëm të vendit, Donald Trump, se presidenti i Teheranit mund të “rishqyrtojë doktrinën bërthamore të vendit të tij” pasi zhvillimet dramatike në Lindjen e Mesme e kanë dobësuar, i tha Shtëpia e Bardhë Donald Trump, i cili pritet të kalojë pragun e Shtëpisë së Bardhë më 20 janar, siç shkruan gazeta britanike Telegraph.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Joe Biden tha se ai e informoi presidentin e ardhshëm të SHBA për “rrezikun” e Teheranit për të marrë armë bërthamore, thuhet në artikull.
Paralajmërimi i Shtëpisë së Bardhë vjen pasi presidenti në pritje i SHBA-së thuhet se po shqyrton sulmet ajrore ndaj objekteve bërthamore të Iranit sapo të marrë zyrtarisht detyrën.
Nga ana e tij, këshilltari në largim i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, i ka thënë tashmë stafit të Trump që të jenë “vigjilentë” ndaj kërcënimit të përshkallëzimit bërthamor.
Analistët politikë kanë frikë se humbja e aleatëve kryesorë të Iranit mund ta detyrojë Teheranin të përshpejtojë programin e tij bërthamor si një mjet mbrojtjeje. Megjithatë, fuqia e Iranit ka rënë pas sulmeve izraelite ndaj aleatëve të tij, Hamasit të Palestinës dhe Hezbollahut të Libanit, si dhe rënies së Bashar al-Assad, presidenti i dikurshëm i Sirisë, i cili tani ka gjetur strehim në Rusi.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

