Skocia merr vendimin drastik, u ndalon funksionarëve qeveritarë përdorimin e aplikacionit ”WhatsApp’, zbulohet ar

Zëvendëskryeministrja e Skocisë, Kate Forbes ndërmori vendimin drastik duke ndaluar përdorimin e aplikacioneve të mesazheve virtuale duke përfshirë edhe WhatsApp. Ky kufizim do të hyjë në fuqi pranverën e ardhshme dhe do të jetë për ministrat dhe stafin e qeverisë së Skocisë.
Vendim erdhi pas një hetimi për COVID-in, i cili zbuloi se ministrat dhe funksionarët e lartë të administratës kishin fshirë mesazhet në aplikacionin ‘WhatsApp’ që shkëmbeheshin gjatë pandemisë.
Zëvendëskryeministrja tha në një deklaratë se çdo teknologji mesazhi “jo-korporative” do të hiqet nga pajisjet e qeverisë së Skocisë në pranverën e vitit 2025, me udhëzime të përditësuara dhe trajnime që do të zhvillohen.
“Përdorimi i aplikacioneve të mesazheve mobile u rrit gjatë pandemisë ndërsa stafi punonte në distancë në kushte të jashtëzakonshme dhe të vështira. Pas reflektimit mbi praktikat tona të punës, tani po zbatojmë ndryshime në përdorimin e aplikacioneve të mesazheve mobile. Puna ka filluar tashmë për të zbatuar rekomandimet dhe ne do të vazhdojmë të ndërtojmë mbi këtë punë për të siguruar që menaxhimi i të dhënave, veçanërisht në lidhje me teknologjitë e reja, të jetë sa më i fortë që të mundemi për të vazhduar ofrimin e shërbimeve publike efikase dhe efektive.”
-
Ish-trajneri i Kukësit prezantohet te klubi italian...
17 Dhjetor, 21:12 -
Ndarja që transformoi Rusinë: Bolshevikët kundër Menshevikëve
17 Dhjetor, 21:06
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


