Takimi Trump-Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, zbulohet çfarë përmban menuja e drekës mes dy delegacioneve

Pas bisedimeve për paqe Ukrainë, presidenti amerikan Donald Trump, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe delegacionet nga SHBA-ja dhe Ukraina do të ulen për një drekë pune në Dhomën e Kabinetit.
Përpos detajeve nga takimi dhe deklaratave të dy presidentëve, mediat amerikane kanë zbuluar edhe se çfarë do të shërbehet në tavolinën e drekës.
Sipas kartave të vendosura mbi pjatat e arta, menuja përfshin:
-Një sallatë me angjinare krokante, kopër të grirë hollë dhe një salcë vinegrete me limon;
-Pulë e pjekur në tigan me patate të ëmbla të skuqura, bizele frikase, rukola dhe aioli me rozmarinë;
-Mollë McIntosh dhe shifon karamel me akullore klementine dhe salcë manaferre.
Sigurisht, pjata që ekipi ukrainas shpreson më shumë ta shohë sot në një pjatë të artë nuk është ushqim, por vjen në formën e raketave lundruese Tomahaëk me rreze të gjatë veprimi.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
