Të paktën 21 të vdekur nga përmbytjet dhe stuhitë në Marok

Është rritur në 21 numri i viktimave nga përmbytjet dhe stuhitë e forta që goditën qytetin Safi të Marokut.
Kushtet e pafavorshme të motit shkaktuan dëme të konsiderueshme, humbje jetësh dhe ndërprerje të transportit në pjesë të ndryshme të vendit. Disa zona bregdetare janë të përmbytura ndërsa reshjet e dendura të dëborës në rajonet e brendshme dhe më të larta ndërprenë përkohësisht qarkullimin në shumë vendbanime.
Sipas agjencisë zyrtare marokene të lajmeve MAP, autoritetet lokale publikuan një vlerësim të azhurnuar lidhur me kushtet e rënda të motit dhe përmbytjet masive që goditën rajonin vonë mbrëmjen e djeshme.
Në deklaratë theksohet se deri më tani janë regjistruar 21 humbje jete.
Autoritetet deklaruan se operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë pa ndërprerje dhe se janë marrë masat e nevojshme për sigurinë në zonat e prekura dhe se vazhdon mobilizimi me qëllim për të ofruar mbështetje dhe ndihmë për qytetarët e prekur nga katastrofa.
Më tej thuhet se zonat bregdetare po përjetojnë përmbytje dhe vërshime nga uji ndërsa zonat e brendshme dhe më të larta reshje të dendura dëbore. Gjithsej 16 persona kanë humbur jetën për shkak të përmbytjeve dhe kushteve të motit të ftohtë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

