
Testimi/ Zbulohet rasti i parë në botë i gripit të shpendëve tek delet

Gripi i shpendëve (H5N1) është zbuluar te një dele për herë të parë, pas një kontrolli rutinë, në një fermë në zonën e Yorkshire në Angli, teksa rreziku për bagëtinë dhe publikun e gjerë është i ulët.
Testimi u bë për shkak se tufa mbahej në një vend ku gripi i shpendëve ishte gjetur më parë te zogjtë, ndërsa asnjë dele tjetër në kope nuk u konstatua e infektuar.
Oficerja kryesore veterinare e Mbretërisë së Bashkuar, Christine Middlemiss ka thënë se janë zbatuar masa të rrepta të sigurisë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.
“Ndërsa rreziku për bagëtinë mbetet i ulët, unë u bëj thirrje të gjithë pronarëve të kafshëve që të sigurojnë pastërtinë dhe të raportojnë menjëherë çdo shenjë infeksioni në Agjencinë e Shëndetit të Kafshëve dhe Bimëve,” tha Christine Middlemiss.
Gripi i shpendëve mund të shkaktojë sëmundje të rënda, duke përfshirë pneumoni, madje edhe vdekje.
Ndërsa Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve theksojnë se nuk ka asnjë provë që H5N1 kalon nga njeriu te njeriu, virusi është zbuluar në një gamë të gjerë kafshësh, përveç zogjve, duke përfshirë macet, dhelprat, qentë dhe derrat, por provat aktuale bëjnë të ditur se virusi nuk përhapet lehtësisht tek njerëzit dhe rreziku për publikun mbetet shumë i ulët.
ide

Rama-Basha dhe evolucioni i të bërit politikë!

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128