Times: Navalny është vrarë me një grusht në zemër, teknika e përdorur për të eliminuar 47-vjeçarin tipike e ish-agjentëve të KGB-së

Alexei Navalny “u vra me një grusht në zemër, një teknikë nga ish-agjentët e forcave speciale, pasi u ekspozua ndaj kushteve të ngrirjes për disa orë.” Kështu shkruan Times duke cituar Vladimir Osechkin, themeluesin e grupit të të drejtave të njeriut Gulagu.net. Ndërkohë, nëna e disidentes, e cila nuk lejohet të shohë trupin e djalit të saj, ka vendosur të padisë Moskën.
Teknika me “një grusht”.
Sipas Osechkin, i cili citoi një burim që punonte në koloninë penale të Arktikut, ku Navalny vdiq të premten, mavijosjet e gjetura në trup janë në përputhje me teknikën e “një grushti”. Para vdekjes së tij, kundërshtari i Putinit ishte detyruar të kalonte më shumë se dy orë e gjysmë jashtë, në një hapësirë izolimi, ku temperatura mund të bjerë në 27 gradë nën zero, tha Osechkin. Si rregull, të burgosurit e kësaj kolonie penale të Arktikut nuk mbahen jashtë më shumë se një orë.
Alexei Navalny, kundërshtari më i fortë i Vladimir Putinit vdiq në një burg të sigurisë së lartë në Siberi në 16 shkurt.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

