Nëna e Navalny sheh trupin e të birit, akuzon autoritetet ruse: Më bëjnë presion për varrimin e tij

Nëna e Alexei Navalny, Lyudmila ka deklaruar se e ka parë trupin e djalit të saj. Ajo akuzon autoritetet ruse se i kanë bërë presion që të mbajë një ceremoni private varrimi. Në një video në Youtube, nëna e Navalnyt u shpreh se e kishin lejuar që të shihte trupin e të birit në morg mbrëmjen e së mërkurës.
Ajo pretendoi se autoritetet po vendosnin kushte për varrimin, përfshirë vendin, kohën dhe mënyrën e varrimit të tij. “Duke më parë në sy, më thonë se nëse nuk jam dakord për një varrim të fshehtë, do të bëjnë diçka me trupin e djalit tim. Hetuesi më tha: “Koha nuk është në anën tuaj, kufoma po dekompozohet”.
Sakaq, ekipi i Navalny ka zbuluar se certifikata e vdekjes thotë se lideri i opozitës ruse vdiq nga shkaqe natyrore. Udhëheqësi i opozitës ruse vdiq në burg të premten e kaluar në moshën 47-vjeçare. Gruaja e Navalnyt ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putini se qëndron pas vdekjes së bashkëshortit të saj.
Ajo ka deklaruar se e kanë helmuar me një agjent nervor Novichak dhe se e fshehin trupin e tij në mënyrë që gjurmët e helmit të zhduken nga trupi i tij. Ajo u zotua gjithashtu se do të bëjë publike emrat e personave të përfshirë në vdekjen e bashkëshortit dhe arsyen pse ai dha frymën e fundit në “burgun e ujkut”.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


