Tragjedi në Itali, tre alpinistë gjenden të pajetë në malin Gran Paradiso

13 Qershor 2026, 14:59 / BOTA ALFA PRESS
Tragjedi në Itali, tre alpinistë gjenden të pajetë në

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku tre alpinistë janë gjetur të pajetë në faqen veriore të malit Gran Paradiso, në Luginën e Aostës.

Sipas mediave italiane, viktimat nuk u kthyen sipas planit në Strehën Chabod, duke ngritur shqetësime te autoritetet. Alarmi u dha pak pas orës 19:30 të së premtes, më 12 qershor, çka vuri në lëvizje menjëherë ekipet e shpëtimit.

Në operacionin e kërkimit u angazhuan Shërbimi i Shpëtimit Alpin i Luginës së Aostës (CNSAS) dhe një helikopter i Mbrojtjes Civile. Gjatë kontrollit ajror të itinerarit, ekipet gjetën trupat e tre alpinistëve në një lartësi rreth 3,600 metra mbi nivelin e detit, në faqen veriore të malit.

Operacioni për gjetjen e trupave nisi menjëherë dhe vijoi deri në orët e vona të mbrëmjes. Autoritetet konfirmuan se viktimat janë shtetas italianë, ndërsa identitetet e tyre nuk janë bërë ende publike.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta. Hetuesit po punojnë për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes dhe nuk kanë përjashtuar asnjë pistë, përfshirë mundësinë e një rrëzimi apo ndikimin e kushteve të vështira atmosferike, borës dhe akullit.

Po ndodh...

ide

Nga Neli Demi 12:52 IDE

Gen Z

Nga Neli Demi