Transformohet totalisht/ Ish-shtëpia e komandantit të Aushvicit hapi dyert në 80-vjetorin e çlirimit të kampit

27 Janar 2025, 13:38 / BOTA ALFA PRESS

Transformohet totalisht/ Ish-shtëpia e komandantit të Aushvicit hapi

Një organizatë me bazë në SHBA po transformon shtëpinë e komandantit të Aushvicit Rudolf Höss në një qendër kërkimore kushtuar luftimit të ekstremizmit. Ajo u hap për publikun në ditën e 80 vjetorit të çlirimit të kampit duke sjellë edhe njëherë në vëmendje kontrastin mes jetës së familjes së tij dhe torturave që orkestronte për hebrenjtë.

Pemët e larta dhe një mur prej betoni fshihnin pamjen dhe britmat e kampit famëkeq të Aushvicit, në mënyrë që familja e komandantit Rudolf Höss që kontrollonte torturat aty, të mund të jetonte e mbrojtur nga mizoritë që kryheshin pak hapa nga dera e shtëpisë së tyre.

Komandanti SS me shërbimin më të gjatë të Aushvicit shpiku mënyra nga më të ndryshme për të vrarë miliona hebrenj, romë, homoseksualë dhe të burgosur politikë.

Gruaja e Rudolfit, Hedwig dhe pesë fëmijët e tyre Klaus, Heidetraud, Brigitte, Hans-Jürgen dhe Annegret jetonin një realitet krej ndryshe në botën e ndërtuar brenda mureve të shtëpisë.

E tyre ishte një jetë e gëzueshme.

Fëmijët luanin me macet, kalëronin kuaj dhe notonin në lumin aty pranë, ndërkohë që oxhaqet e kampit të përqendrimit nxirrnin aromën e trupave të djegur e të tjerë shtyheshin në dhomat e gazit.

Kjo ndërtesë, një simbol i fuqishëm se si u orkestrua Holokausti hapi dyert e saj për vizitorët pikërisht në 80 vjetorin e çlirimit të kampit.

Një organizatë me bazë në SHBA po e transformon shtëpinë e komandantit të Aushvicit, Rudolf Höss, në një qendër kërkimore kushtuar luftimit të ekstremizmit.

“Ëndrra ime dhe e kolegëve tanë është që çdo vizitor, çdo koleg, çdo akademik që vjen këtu të ndërmarrë veprime për të luftuar ekstremizmin dhe antisemitizmin”, tha Mark Wallace, CEO i Projektit.

Ajo hapi dyert për gazetarët në prag të përkujtimit të përvjetorit, duke treguar dhomat e shtëpisë trekatëshe që ende janë duke u rinovuar.

Imazhe të shtëpisë u rikthyen në filmin fitues të Oskarit "Zona e interesit", i cili përshkruan jetën e Höss, gruas së tij Hedwig dhe pesë fëmijëve të tyre.

 

Po ndodh...

ide